Dikur miq, por Thaçi tregohet i ashpër me Berishën: Kur unë luftova Millosheviqin, ai e ndihmonte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2019, 11:26

Në kohën kur të dy udhëheqnin qeveritë e dy shteteve shqiptare, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha ishin miq të mirë. Madje nuk ndaheshin në përurim projektesh e as fushata elektorale.

Por, pak kohë më pas kur i pari u bë president dhe i dyti ngeli në opozitë, gjërat kanë ndryshuar drastikisht, raporton JOQ Kosova.

Sali Berisha ka deklaruar më herët se projekti për shkëmbimin e territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit është një projekt i Serbisë. Ish-kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt.

Thaçi e ftoi në debat televiziv, por Berisha refuzoi dhe tha se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Mirëpo, mbrëmë në Report Tv, Presidenti i Kosovës tha se kur ai e luftonte Miloshevicin, Berisha e kishte ndihmuar diktatorin serb.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijnë ujë as tek unë, as te qytetarë e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milosheviçin, kur unë e kam luftuar atë, nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike. Shefi im është populli i Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, gjaku i derdhur për liri. Jam i gatshëm të diskutoj me secilin, të ballafaqohem. Kam bashkëpunuar shumë mirë si kryeministër, duke vrapuar bashkë me Berishën nëpër fshatrat më të thella të Dukagjinit, duke folur për bashkim kombëtar. Kemi pasur një bashkëpunim produktiv, për interesin e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Madje kam marrë pjesë edhe në fushatën elektorale të Berishës, në atë kohë kur ishte me Ramën, duke marrë pjesë në hapjen e tunelit në Kalimash. Edhe në takime të tjera”, tha Thaçi.

Ndryshe, marrëveshja finale me Serbinë ka acaruar raportet e shumë politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë këtu edhe Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Albin Kurtin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit