Abuzonte në kurriz të tregtarëve me tarifa dyfish, mbetet në fuqi gjoba prej 46 milion lekësh për kompaninë administruese të tregut Agro-Ushqimor

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.02.2019, 23:14

Gjykata Administrative ka lënë në fuqi gjobën prej 46 milion lekësh ndaj kompanisë “EKMA”, vendim ky i marrë nga gjyqtari Avni Sejdi.

Kjo kompani administrin tregun Agro-Ushqimor dhe akuzohet për abuzim me tregtarët me tarifa të dyfishuara.

Në raportin e Autoritetit të Konkurrencës, thuhet se kjo kompani faturon qira të lartë, ndërsa dysfishon çmimin e ujit dhe të energjisë. “EKMA” është në pronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu dhe Haxhi Bardhi.

Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës i përfaqësuar nga avokati Indrit Rekan, deklaroi se EKMA abuzon ndaj tregtarëve me faturim prej 20.5 lekësh për kW/h për energjinë elektrike ndaj tregtarëve dhe 360 lekë m3 për ujin kur çmimet janë disa herë më të lira. Gjithashtu sipas autoritetit të konkurencës, kjo kompani ka krijuar monopol me qiratë. Mësohet se të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe avokatura e shtetit.

Ky është tregu i vetëm për produktet agro-ushqimore në Tiranë, i ndërtuar pas mbylljes së tregut Dinamo. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, tregtarët paguajnë 74% më shumë qira sesa bizneset e zonës. Për vitin 2017, “EKMA” ka arkëtuar 380 milion lekë të reja të ardhura.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit