Barcelona është vendi ideal ku mund të promovohen talentët, pasi në strategjinë e klubit katalanas iu jepet shumë priritet futbollistëve të rinj.
Së fundmi, drejtuesit kanë arritur akordin me një super talent brazilian i quajtur, Vitao.
Djaloshi 19-vjeçar luan si qendërmbrojtës te skuadra e Palmeirasit dhe është i gjatë 1.86 metra.
Ai pritet të mbërrijë që në fund të shkurtit në Spanjë fillimisht do t’i bashkohet ekipit të Barcelona B.
“Marca” e konsideron brazilianin si një gjigant të pakalueshëm në mbrojtje.
Barcelona shpreson që ai të jetë lideri i mbrojtjes “blaugrana” pas 2-3 sezonesh dhe është e gatshme të investojë te ky futbollist.