“Bëni diçka ju përgjërohem, mos e lini të vdesë”, familjarja bën apelin therës për 17-vjeçarin nga Korça

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 19.02.2019, 15:36

Jeta është plot me sfida nga më të ndryshmet për njerëzit. Ndonjëherë disa prej tyre skamja ekonomike i gjunjëzon, sidomos kur përballen me probleme shëndetësore nga më të rëndat.

Dorjan Tahirllari është 17-vjeçari nga fshati Mollaj i Korçës. Dorjani është diagnostifikuar me tumor malinj. Ai e ka kryer një operacion, por në kontrollet e pasoperacionit rezultoi se ai ka një tumor tjetër në rruazat kurrizore dhe një në stomak. Mjekët i kanë dhënë shpresë për të jetuar nëse ai kryen kimioterapitë të kombinuara me rrezet. Duhet përmendur gjithashtu se trajtimi kërkon një kohë të gjatë.

Familja e Dorjanit është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk i mbulon dot shpenzimet. Një familjare e Dorjanit i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku bën thirrje që shqiptarët të vënë dorën në zemër që t'i kthejnë buzëqeshjen 17-vjeçarit dhe familjes së tij.

Kontrolli i fundit, familjarëve u ka shkuar 3 mijë euro, prandaj edhe ata kërkojnë sadopak ndihmën tuaj.

Familjarja e Dorjanit shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Dorjani është 17 vjeç dhe është nga fshati Mollaj i Korçës. Ai është diagnostifikuar me tumor malinj. Dorjani e ka kryer një operacion, por edhe pas kontrolleve të operacionit, ka rezultuar se djali ka një tumor tjetër në rruazat kurrizore dhe një stomak. Do t'ju bëja thirrje të gjithë shqiptarëve, kushdo që mundet, të vërë sadopak dorën në zemër për këtë fëmijë. Ndoshta shumë prej jush nuk munden, por nga pak t'i kthejmë buzëqeshjen Dorit të vogël dhe familjes së tij. Familja e Dorit është në gjendje të keqe ekonomike. Mos e lejojmë nënën e tij të tretet nga dhimbja për fëmijën, por t'i japim jetë Dorit dhe ta shpëtojmë. Doktorët i kanë dhënë shpresë Dorit për të jetuar, por duhet të bëjë kimioterapi të ndërlidhura me goditjet me rreze. Vetëm kështu ai mund të shpëtojë dhe të jetë në gjendje normale pranë prindërve të tij. Dori tani është i shtruar në spitalin e Tiranës. Bëni diçka ju përgjërohem, mos e lini të humbasë jetën Dori. Kush ka mundësi ju lutem të ndihmoni në numrin e llogarisë në bankën Intesa San Paolo. Do lë edhe numrin e nënës së Dorjanit, të kontaktoni edhe vetë me të. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Kurrë mos ndodhtë diçka e keqe në familjet tuaja, por Zoti i ndriçoftë me shëndet jetët e familjarëve tuaj."

Numri i nënës së Dorjanit 069 52 73 438

Numri i llogarisë bankare në bankën Intesa San Paolo: AL54208410670000063535538001; për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Numri tjetër i llogarisë 63535538001 ; për të gjithë shqiptarët brenda Shqipërisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit