Chelsea po kalon një moment mjaft të keq nën drejtimin e trajnerit italian, Maurizio Sarri.
Tani, klubi londinez është jashtë “FA Cup”, pas një humbjeje 2-0 në shtëpi, ndaj Manchester United.
Ky dështim i radhës vjen pak më shumë se një javë mbas largimit nga “top katër” e Premier League, pas një humbjeje poshtëruese 6-0 ndaj Manchester City.
Tani tifozët e Chelseat nuk e duan dhe dje gjatë ndeshjes me Manchesterin,shpërthyen në kore ofenduese.
Ata bërtisnin:
Tifozët, gjithashtu, kërkuan të shihnin Callum Hudson-Odoi në fushë, por Sarri me kokëfortësi i shpërfilli ata.
Zëvendësimet e tij ishin të parashikueshme. Willian dhe Ross Barkley hynë në vend të Pedro dhe Mateo Kovacic. Tani shkarkimi i italianit është thjesht çështje ditësh.