Çudirat nga Australia si duket nuk do të shterojnë kurrë.
Një video e publikuar së fundmi tregon sesi një familje australiane nuk u frikësua pothuajse fare kur gjetën një piton gjigant në shtëpinë e tyre.
Zvarraniku i gjatë më shumë se 5 metra ishte fshehur në vendin ku familja e Lea-Ann Kennedy bën larjen e rrobave.
Videoja, që të kall datën, u bë virale pasi u shpërnda në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale.
Kennedy beson se zvarraniku me shumë siguri po kërkonte një vend për t'u çlodhur, pasi ishte përdredhur në vendin ku familja mbante makinën larëse dhe e kishte kaluar aty natën. JOQ Albania