Kjo foto e publikuar në rrjetet sociale, është duke bërë xhiron e botës.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ishte duke mbajtur një fjalim para disa liderave serbë mbrëmjen e së hënës, kur papritmas një skenë i është shfaqur para.
Kanë qenë pikërisht dy qen, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të skenës mjaft të turpshme.
Megjithatë, Vuçiç ka vazhduar fjalimin e tij.
Nga ana tjetër, fotoja është komentuar gjerësisht në mediat sociale.
Prej një muaji qytetarët serbë kërkojnë shkarkimin e presidentit Vuçiç, kjo pasi ata nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e tij.