“Mjaft më! Rama e keqja më e madhe, të rrethohet Prokuroria”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.02.2019, 21:51

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar vendimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve ka thënë se opozita nuk mund të jetë fasadë e këtij regjimi autokratik. Ai shton më tej se me lënien e mandateve delegjitimohet më shumë dhe demaskohet para ndërkombëtareve kjo lloj Shqipërie që paraqitet nga Rama si demokraci.

Lubonja tha se duhet të rrethohet Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë. “Lufta e dy bandave degjeneroi në fitoren e njërës bandë. Tani duhet të kthehen në parti.” Kështu e komentoi Fatos Lubonja krizën politike dhe shtetërore ku po përfundon Shqipëria.

Deklarata e Lubonjës:

E keqja kryesore e këtij vendi është Rama, ai i poshtëron çdo ditë, ju thotë deputetëve të opozitës se janë qenë që lehin, pra për të je i vrarë, i papërfillur. Në këtë situatë jemi përballë të panjohurave, ndaj unë shkoj në prokurori dhe ju rrethoj zyrat, se i kanë provat për vjedhjen e votave në zgjedhje. Çfarë ndodh në botë? Në një rast të tillë kryeministrit i hapet një proces për vjedhje votash dhe le të thotë ky pastaj Dako do zgjidhet prapë se këto të përgjimeve janë veç llafe. Mjaft më! Unë rrethoj Prokurorinë dhe nuk e lë këtë të dalë pa e marrë një vendim. S’ka nevojë fare të reflektojë Rama, shkoj atje e rrethoj Prokurorinë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit