“Do të kishte dhënë dorëheqjen nëse administrat e saj…”/ Profesori i njohur krahason Ramën me Merkelin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18.02.2019, 20:40

Profesori Elvis Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se është mirë se udhëheqësit tanë politikë është mirë të shohim pak nga Gjermania dhe jo nga Erdogani.

Këtë gjë ata duhet të bëjnë për të kuptuar mënyrën se si respektohet shteti dhe institucionet e tij.

Po ashtu në këtë postim ai shkruan se Gjermania nuk respekton kërpudhën dhe të kërkojë të shkatërrojë Teatrin Kombëtar, apo ta mbajë mbyllur Muzeun Kombëtar të Arteve, të djegë e të përmbytë Bibliotekën Kombëtare.

Gjithashtu në këtë postim ai shkruan se Gjermania nuk tallet me studentët dhe profesorët, pikërisht dhe sidomos me ata që e kanë vërtet shqetësim Universitetin, kurse Edi Rama poston dhe faqe në fb të fryra nga ironi bajate dhe banalitet i përsëritur.

Hoxha shkruan edhe se Merkel do të kishte dhënë dorëheqjen nëse gjermanët do të largoheshin prej atdheut të tyre në masën 10% gjatë mandatit të saj, ndërsa Ramës aq i bën.

Postimi i plotë:

Është mirë të shohim pak nga Gjermania dhe jo nga Erdogani e apo udhëheqësit tanë të deritanishëm. Të shohim për të kuptuar
  1. Gjermania e respekton administratën e lartë të saj, shembull edhe letra e drejtuar z. Ditmir Bushati. Kancelarja e Gjermanisë nuk ka për këshilltar një pronar të dyshimtë mediash. Ndërsa Edi Rama ka për këshilltar Baton Haxhiun, dhe askush nuk e di se ç’mund të këshillojë një tip si Batoni. Madje dimë se të dy, Edi dhe Batoni na rekomandojnë masën e gjenialitetit të Gent Cakajt, a thua se këta të dy janë gjeni të diplomacisë dhe i ndjejnë me erë gjenit ë e tjerë.
  2. Gjermania nuk respekton kërpudhën dhe të kërkojë të shkatërrojë teatrin kombëtar, ta mbajë mbyllur Muzeun Kombëtar të Arteve dhe ta djegë e ta përmbyti Bibliotekën Kombëtare.
  3. Gjermania nuk e jep me koncesion tërë pasurinë publike dhe infrastrukturore të Gjermanisë. Ndërsa Edi Rama punon vetëm me ca emra biznesmenësh a thua se Shqipëria është një atdhe për t’u shitur dhe Rama trashëgimtari i vetëm dhe i fundit i saj.
  4. Gjermania nuk vë një nxënës anglishteje ministër financash, gjë që mund ta bëjë Edi Rama me Arbenin e vet.
  5. Gjermania nuk tallet me studentët dhe profesorët, pikërisht dhe sidomos me ata që e kanë vërtet shqetësim Universitetin. Edi Rama poston dhe faqe në fb të fryra nga ironi bajate dhe banalitet i përsëritur.
  6. Gjermania nuk vendos zv.ministreshë të arsimit personin që ekspozohet plazheve me çizme në poza seksi. Por këtë mund ta bëjë Edi Rama.
  7. Gjermania nuk tallet nga një qytet me kryeqytetin. Por këtë mund ta bëjë Edi Rama në Vlorë. Sepse vetëm Edi Rama mund t’i ndajë shqiptarët në të mirë e në të këqinj. Sipas tij ata dhjetëra mijëra të mbledhur në bulevardin e Tiranës janë barbarët.
  8. Gjermania është kundër dhënies së territoreve të Kosovës Serbisë, Rama punon që t’i falim territore Serbisë.
  9. Merkel do të kishte dhënë dorëheqjen nëse gjermanët do të largoheshin prej atdheut të tyre në masën 10% gjatë mandatit të saj, ndërsa Ramës aq i bën.
  10. Merkel do të kishte dhënë dorëheqjen nëse administrat e saj do të dilte e tëra me grada e tituj të marrë me plagjiaturë. Ndërsa Rama i ngre në detyrë, sepse aq i bën nëse publikisht armata e tij janë kopjacë dhe hajdutë.
  11. Merkel nuk do të shiste mend te biznesmenët e huaj se Gjermania nuk ka sindikata dhe se rrjedhimisht populli i saj është turmë skllevërish. Rama e shet publikisht e me krenari të qenit kryeministër i një bande skllevërish.
  12. Kostumi dhe zyra e Merkelit janë shenja e vënies sa saj në shërbim të GJermanisë, ndërsa veshjet dhe zyra e Ramës janë shembull se ai i shërben vetes dhe këmbëve të ngritura mbi tryezën e ekzekutivit.
  13. Merkel nuk rri në fb duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve të saj, ndërsa Edi Rama luan deri aktorin injorant në mediat sociale.
  14. Merkel nuk e shndërron institucionin e saj në ekspo, sepse nuk ia lejon vetes profanizimin e institucioneve të shtetit, ndërsa Edi Rama e denatyron kryeministrinë në media televizive personale dhe espozitë për lëpirësit e vet.
  15. Për Merkelin zyra e saj është zyrë e ekzekutivit të Gjermanisë, ndërsa për Ramën është atelier bojrash e ngjyrash, sallë dekori dhe ndoshta dhe fushë e vogël basketbolli.
Lista mund të shtohet natyrshëm. Udhëheqësit tanë nuk kanë mësuar kurrë se ç’është politika dhe atdheu.
Kur qytetarët ta kuptojnë se profanizimi që i bën Edi Rama institucioneve të shtetit nuk është gjenialitet, por cinizëm vulgar dhe arrogancë e pështirë, atëherë shoqëria do të ketë fituar një gram dije mbi çfarë është politika publike dhe historia e institucioneve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit