Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në restorantin “Oda e Hasanbeut” në Tepelenë.
Restoranti ndodhet në hyrje të autostradës Levan -Tepelenë dhe i përket shtetasit Shpëtim Hasanbegaj. Në momentin e shpërthimit në restorant nuk ka pasur asnjë njeri, ndaj për fat të mirë dëmet janë vetëm materiale.
Dyshohet se pronari i restorantit kishte konflikte me disa persona të zonës, ndaj dhe kjo është pista kryesore që policia po ndjek. Kjo e fundit ka fshehur ngjarjen e rëndë, pasi shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.