Një sasi e madhe droge është sekuestruar brenda dy kamionëve në Itali. Në kamionin e parë lënda narkotike është fshehur dhe mbuluar nga një sasi e madhe qepësh dhe portokallesh. Kaioni i dytë drejtohej nga italianët, ku skema e fshehjes së lëndës ishte e njëjtë.
Siç shkruajnë mediat vendase një sasi prej 1250 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar në Campagna, Napoli. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur sasinë e madhe të kanabisit në një magazinë të mbushur me portokalle dhe limona.
Në pranga janë vendosur tre persona, shqiptari S. B., 54 vjeç, dhe dy italianët A. S., 37 vjeç dhe M. C. Policia është duke hetuar në lidhje me rrugën nga ka ardhur droga dhe organizatën kriminale që e shet atë.