Një studim i ri ka zbuluar se seksi oral mund të shkaktojë kancer në kokë.
Kërkimi është realizuar nga shkencëtarët e Kolegjit të Mjekësisë, "Albert Einstein" në New York".
Sipas shkencëtarëve gjatë seksit oral mund të përhapen viruse që shkaktojnë kancer në kokë.
Në studim u përfshinë 97 mijë persona, ku 132 prej tyre u konstatuan me kancer në kokë.
Deri më tani mendohej se kanceri në kokë shkaktohej vetëm nga duhanpirja dhe alkooli.
Kjo tezë u përhap pasi aktori Michael Douglas u shpreh se mendonte se kancerin në fyt i ishte krijuar nga seksi oral.