Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i shtetasit 46-vjeçar Janaq Xega nga fshati Mursi i Sarandës. Xega akuzohet për plagosje të rëndë me dashje të një personi.
46-vjeçari ka qenë i dënuar me burgim pasi pra dy vitesh ai tentoi të digjte me benzinë një shtetas 60-vjeçar nga Konispoli.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin në kërkim, Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.”