Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për një vrasje të ndodhur në vitin 2013. Hetimet kanë zbuluar se është pikërisht shqiptari autor i vrasjes së 91-vjeçarit në Pire.
Shqiptari u identifikua nga policia nga disa gjurmë që u gjetën në shkallët e banesës së të moshuarit. Ky i fundit u gjet i vdekur më 20 shtator të 2013-ës, në banesën që ai kishte marrë me qira në zonën e Pireut.
Sipas mediave greke, shqiptari kishte hyrë në banesë për të grabitur dhe e kishte goditur të moshuarin në kokë.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se 91-vjeçari humbi jetën nga goditjet në qafë dhe në kokë.
Ndërkohë shqiptari i arrestuar ka qenë i dënuar më parë për shkelje të qëndrimit në zonën Schengen dhe vjedhje.