Racizmi ndaj futbollistëve ka shpërthyer keq në Europë. Fillimisht problem u bë Italia, ndërsa tani duket se është zhvendosur në Francë.
Shenjestër është bërë ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.
Në një nga metrotë e qytetit është shkruar një fazë e rëndë ndaj tij duke vënë në pah se origjina e tij nuk është nga Franca.
Aty shkruhet:
Babai i Mbappe është nga Kameruni, ndërsa nëna e tij është algjeriane, një miks i dy racave të ndryshme.
Për këtë ngjarje ka ardhur një reagim i fortë nga Lidhja Kombëtare kundër Racizmit, të cilët kanë dënuar rëndë sulmin ndaj sulmuesit 20-vjeçar.
Ndërsa, shoqata e transportit në Paris, i ka vënë në dispozicion të gjitha pamjet filmike policisë për të identifikuar autorët e kësaj vepre.