Vit i dështuar: Kosovës i erdhi vetëm një njohje për një vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2019, 10:41

Përkundër faktit se disa vende mund të kenë tërhequr aktin e njohjes, autoritetet në Prishtinë besojnë se janë 116 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet. Ky numër ishte prezantuar edhe një vit më parë, në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Konfuzioni rreth numrit të njohjeve është shtuar pas fushatës diplomatike të Serbisë e orientuar drejt shfuqizimit apo anulimit të njohjeve të Kosovës nga shtete të caktuara.

Por, Fatmir Haxholli, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se për njëmbëdhjetë vjet, Kosova ka shënuar një sukses të konsiderueshëm në raport me shumë vende të tjera të cilat janë ë pavarura, ndonëse ka hasur edhe në vështirësi të mëdha.

“Kjo nuk do të thotë se tash ne duhet të ndalemi, por e them si Ministri, ne i ftojmë të gjitha institucionet që të koordinojnë veprimet me ne dhe të përkrahemi në të bërit diplomaci dhe politikë të jashtme në koordinim me MPJ-në dhe ministrin", tha Haxholli.

Qeveria e Kosovës ka kohë që ka aktivizuar mekanizmat e saj diplomatikë për t’u përballur me agresivitetin diplomatik të Serbisë, që po manifestohet jo vetëm me përpjekjet për të ndaluar njohjet e reja dhe pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, por Beogradi po u kërkon vendeve të caktuara që të tërheqin njohjet e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, aktet e çnjohjes për të cilat flasin zyrtarë të Beogradit, nuk ekziston si rregull në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sidoqoftë, njohësit e zhvillimeve politike thonë se në vitin 2018, Kosova nuk kishte arritur të fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar përmes njohjeve të shumta dhe ashtu sikurse edhe në vitin 2017, kur Kosova ka arritur vetëm një njohje të re për shtetit të saj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit