Mesfushori shqiptar Labinot Kabashi, ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta lidhë me klubin bluagrana deri në 30 qershor të vitit 2021. Sipas mediave spanjolle, në kontratë përfshihet edhe opsioni i zgjatjes me 3 vite të tjera.
Aktualisht Kabashi është pjesë e akademisë së Barcelonës dhe klubi i ka vënë një klauzolë largimi 40 milion euro. Mesfushori u bashkua me Barcelonën kur ishte vetëm 10 vjeç, pas transferimit nga Gimnastic de Manresa.
Shqiptari ka kaluar në disa kategori të akademisë së klubit. Debutimin Kabashi e bëri sezonin e kaluar, në kompeticionin europian për të rinjtë. Ai është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar trë Kosovës, që prej moshës 16-vjeçare.
Mesfushori shqiptar tha pas rinovimit: