Historia e trishtë e kosovarit që u hodh nga kati i 14-të i Hotel Tirana pas presionit të Sigurimit të Shtetit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2019, 11:48

Një vdekje e mistershme kishte ndodhur në Tiranën e vitit 1984, por që u mbajt fshehur nga shteti dhe u zbulua tek më vonë.

Bëhet fjalë për një kosovar që, siç thuhet, u hodh nga kati i 14-të i Hotel Tirana pas presionit të sigurimit, transmeton JOQ Kosova.

Presioni i asaj kohe thuhet se ishte bërë ndaj kosovarit për t'u futur në rrethin e bashkëpunëtorëve të shtetit, mirëpo këtë gjë ai nuk e kishte pranuar dhe i mori vetes jetën.

Kosovarit i kërkonin të bëhej bashkëpunëtor për të spiunuar kosovarët që erdhën në Shqipëri.

Kjo është historia që e sjell gazeta Tema me rrëfim të Ferdinand Dojës:

Në verën e vitit 1984 në qendër të Tiranë ndodhi një ngjarje e rëndë, që pushteti i kohës e mbajti pothuajse të fshehtë.

Nga kati i 14-të i hotel Tiranës u hodh një person, i cili vdiq në vend.

I sapo ardhur nga Kosova, ai ndodhej nën presionin e oficerëve të Sigurimit të Shtetit për t’u bërë bashkëpunëtor, por nuk e pranoi këtë dhe u hodh nga dritarja e hotelit.

Pas 35 vjetësh, kjo histori vjen nga hetuesi i kësaj çështje, Ferdinand Doja.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, ai rrëfeu historinë, që për rastësi ishte edhe dëshmitari që e pa të gjithë skenë, por edhe e hetoi atë .

“Ishte pasdite rreth orës 18:00 dhe për koicidencë unë isha në sheshin “Skënderbej” duke ecur me biçikletë.

Në atë kohë unë isha hetues në Hetuesinë e Tiranës dhe atë ditë isha i gatshëm.

Papritur shikoj që nga kati i 14-të u hodh një person dhe u rrëzua në verandën e hotelit, pra në katin e dytë.

Natyrisht që ai vdiq në vend.

Pas pak çastesh më marrin në radio nga hetuesia.

Përveçse isha dëshmitar, isha edhe hetues i çështjes, një rastësi që ndodh shumë rrallë kjo.

Shkova në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekspertët nisëm hetimet.

Personi që u hodh nga dritarja ishte i moshës 55 vjeç dhe ishte nga Kosova, dhe jetonte në zonën e Mamurrasit.

Ishte i martuar dhe kishte dy djem.

Ishte nga ata kosovarë që erdhën në Shqipëri pas protestave të vitit 1981.

Ngjarja lidhej me shtrëngimin që shefi i Degës së Brendshme të Krujës po i bënte kosovarit të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kosovarit i kërkonin të bëhej bashkëpunëtor për të spiunuar kosovarët që erdhën në Shqipëri.

Ai ishte marrë fshehtas nga oficerët e Sigurimit dhe për 4 ditë familja nuk dinte asgjë.

Djemtë kishin bërë denoncim në polici, por askush nuk u jepte përgjigje.

Kosovari në fjalë nuk e pranoi kërkesën dhe nën presion e sipër preferoi vetëvrasjen.

Ai mbahej në hotel Tirana sepse Sigurimi I Shteteit kishte dy katet e fundit atje si qendër pune.

Ishte një hetim delikat dhe ne akzuam direkt kryetarin e degës për shpërdorim detyre.

Kryetari u shkarkua nga ajo detyrë dhe u vu nën akzuë por me urdhër nga lart ne e pushuam çështjen”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit