VAR-i u përdor sot për herë të parë zyrtarisht në Champions League. Menjëherë asistenti i arbitrave u bë protagonist në ndeshjen mes Ajax dhe Real Madrid.
Në minutën e 39’, goli i Tagliaficos u anullua nga arbitri Damir Skomina, pas konsultimin me VAR. Veprimi shkaktoi shumë polemika, ndërsa pak më vonë në llogarinë zyrtarë të Champions League në Twitter, u dhanë shpjegimet për rastin.
Në postim thuhet se goli i Tagliafico u anulua, pasi shoku i tij i ekipit, Dusan Tadic ishte në pozicion jashtë loje dhe ishte aktiv ndaj portierit të Real Madrid, duke e penguar që të ndërhyjë në kohë.
VAR in the UCL: in the 38th minute of the Ajax v Madrid first leg, Nicolás Tagliafico’s headed goal was ruled out following a VAR review. The referee identified that Tagliafico’s team-mate Dušan Tadić was in an offside position and interfering with the goalkeeper – pic.twitter.com/sPtZFd6YiB
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 13, 2019