Flasin ekspertët: Këto janë idetë më të këqija të dhuratave për Shën Valentin

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13.02.2019, 22:58

Nëse doni ta lini pa fjalë partnerit ditën e Shën Valentinit, do ishte mirë të tregoheshit të zgjuar dhe të lexoni disa këshilla nga ekspertët.

Kështu, sipas një studimi të realizuar në Britaninë e Madhe, disa ide për dhurata thjesht nuk ja vlejnë për të shpenzuar paratë.

Sipas studimit, rezulton se vajzave kryesisht nuk u pëlqen që t’u merrni një arush gjigant pellushi, apo albumet me këngë dashurie. Më keq akoma, sipas rezultateve të studimit, është të bëni emrin e partnerit tatuazh në trup.

Pas eksperimentit të realizuar me 2,000 të rritur, rezultoi se partnerët janë më shumë të shqetësuar se mos marrin ndonjë gjë të “tmerrshme” për dhuratë në ditën e të dashuruarve.

Studiuesit britanikë kanë radhitur 10 dhuratat më të këqija që mund të bëni për Shën Valentin:

Pranga me pellush rozë (50%)

Tatuazh emrin e partnerit (46%)

Ari gjigant pellushi (41%)

Një pankartë e madhe me një shprehje dashurie (29%)

Tullumbace gjigante në formë zemre (28%)

Një album me këngë dashurie(28%)

Medaljon në formë zemre (25%)

Buqetë e shtrenjtë me trëndafila të kuq (21%)

Biskotë gjigante me shkrimin ‘Të dua’ sipër (20%)

Një kuti me çokollata në formë zemre (15 %)

JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit