Real Madrid përballet sonte në mbrëmje ndaj Ajaksit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ekipi spanjoll ndodhet në Amsterdam që mbrëmë, por nuk ka kaluar një natë dhe aq të qetë në hotel.
Kjo pasi tifozët e Ajaksit të Amsterdamit kanë dalë në rrugë rreth orës 3 të mëngjesit, duke plasur fishkzjarre pranë hotelit të ekipit madrilen.
Festa e cila ka zgjatur për rreth 1 orë, ka lënë të zgjuar futbollistët.
Ndeshja mes Ajaxit dhe Real Madridit starton sonte në mbrëmje prej orës 21:00.