Një person është gjetur i vdekur në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare, viktima është një punëtor i KFOR-it.
Mësohet gjithashtu se ky person kishte nënshtetësi britanike.
Ndërkohë trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij.
Autoritetet dyshojnë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.