Thonë që dashuria dhe gjestet e afeksionit i mbajnë marrëdhëniet gjallë, por një 34-vjeçare mendon ndryshe.
Nadia Bokody me origjinë nga Australia ka treguar sekretin që e ka bërë atë dhe të dashurin e saj të kenë një jetë më të mirë seksuale.
Ajo tregon se pothuajse nuk e përkëdhel fare të dashurin, por në shtrat janë më mirë se kurrë.
Sipas Nadias, mungesa e afërsisë fizike me partnerin është çelësi kryesor për të mos e shuar ‘zjarrin’ mes dy palëve.
34-vjeçarja mendon se përkëdheljet dhe afrimiteti i tepruar e vrasin pasionin. Për ta shpjeguar më qartë situatën, ajo thotë se përkëdheljet janë një lloj si t’i hedhësh arsenik recetës së dashurisë.