Në Komunën e Vitisë ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Në rrahje janë përfshirë një çift dhe vllau i gruas.
Ngjarja kishte nisur pasi burri kishte përdorur dhunë ndaj bashkëshortes e tij, e më pas në rast është përfshirë edhe vëllai i saj, raporton JOQ Kosova.
Vëllai i nuses pasi ka parë sulmin ndaj motrës së tij, ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij duke e bërë për spital.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar bashkëshorten e tij – viktimën femër K/Shqiptare. Në rast ishte përfshirë edhe i dyshuari mashkull K/Shqiptar vëllai i viktimës, i cili e kishte sulmuar të dyshuarin e parë ”, thuhet në raportin e policisë.
Pas këtij rasti tre personat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa burri i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij është dërguar me vendim të prokurorit në mbajtje.