Gjatë viteve të regjimit komunist në vendin tonë u ndërtuan shumë bunkierë, për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm armik nga jashtë siç thoshte ish-dikatori Enver Hoxha në atë kohë.
Bunkierët gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë të huajve, që i kanë parë. Sulmi armik nga jashtë nuk ndodhi kurrë dhe në vendin tonë mbetën bunkierët.
Këta bunkierë në vendin tonë kanë tërhequr vëmendjen e një fotografi me origjinë australiane. E themi këtë, pasi fotografi Robert Hackman ka publikuar një libër fotografik, i titulluar “Metamorfozë” dhe në këtë libër paraqitet pamja e bunkierëve gjatë viteve të tranzicionit.
Ajo ç'ka mund të thuhet si përfundim është se pamjet janë me të vërtetë të rralla.