Një fëmijë, që erdhi në jetë 3 muaj përpara ka arritur të mbijetojë duke i habitur edhe mjekët që po merreshin me rastin e tij.
George Bownes peshonte vetë, 500 gram ditën që erdhi në jetë dhe vetëm pas 6 minutash ai u lidh direkt me aparaturat që do ta ndihmonin për të mbijetuar.
Sipas Mail Online, vogëlushi George i shpëtoi pesë herë vdekjes pasi u sëmur me meningjit dhe sepsis. Në pesë raste të ndryshme, mjekët i thanë nënës së tij, Hanna Rose, që fëmija i saj mund të ndërronte jetë pasi u sëmur me meningjitin dhe mori një infektim të përgjithshëm katër herë.
Sipas mjekëve, rasti i të voglit Bownes ndodh një herë në një milionë. Por, George luftoi fort dhe sot ndodhet në shtëpinë e tij me peshën trupore që i ka shkuar në 2.7 kg
Edhe pse nuk është më spital, i vogli vazhdon akoma të varet nga oksigjeni që e ndihmon të marrë frymë dhe e pret një tjetër operacion në zemër. JOQ Albania