Ekskluzive/” Dyshojmë se e kanë vrarë”, shqiptarët nga burgu në Francë tregojnë tmerrin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08.02.2019, 21:47

Mbrëmjen e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania erdhi një mesazh nga disa të burgosur në Francë, të cilët tregonin se një shqiptar është vrarë burgun e “ La Talaurdiere ” në Saint Etienne.

Ndërsa disa minuta më parë në JOQ Albania ka ardhur një tjetër mesazh, në të cilin tregohen kushtet ç'njerëzore të këtij burgu.

Ata shkruajnë se emri i tij është Liman Meta, ishte vetëm 46-vjeç dhe se pas la dy fëmijë. Sipas tyre gardianët francezë kishin ushtruar dhunë mbi Limanin dhe se dyshohet se atë e kanë vrarë dhe nuk ka vrarë veten.

Më tej ata shkruajnë se në burg ka lagështi, shumicën e kohës nuk ushqehen sepse ushqimi nuk del për gjithë të burgosurit dhe se nuk kanë as ngrohje.

Po ashtu ata shprehen se 46-vjeçari mbahej padrejtësisht në burg dhe se nuk kishte prova kundër tij.

Mesazhi i tyre:

Pershendetje JOQ! Ne qe ju shkruajme jemi nje grup i madh shqiptaresh nga burgu “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France. Sot ne kete burg ka vrare veten nje shqiptar, Liman Meta. Ishte vetem 46 vjec dhe baba i dy femijeve. Ndodhej ketu prej 4 muajsh dhe mbahej ne burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kunder tij. Gjithmone e kemi ditur qe greket jane racista , por francezet ju a kalojne dhe atyre per racizem. Jetojme ne nje burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hane. Shumicen e rasteve ushqimi nuk del per te gjithe te burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrene. Duhet te presim diten tjeter qe te shuajme urine. Punojme gjithe diten si skllever dhe si perfundim as rrogen nuk na e japin te plote sipas rregullave. Nga rroga qe punojme, na mbajne leket per qera(dhomen e burgut), uje, energji elektrike dhe ushqim. Me leket e rroges se paket qe marrim mundohemi te blejme ushqime vet, por edhe ato na I shesin shume here me shtrenjt nga cmimi real I tyre dhe per me teper na I vonojne pafund. Sikur te mos mjaftonin keto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjesve te tjere francez eshte ne kulm. Na percmojne dhe trajtojne shume keq. Ketu te fusin ne burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe te trajtojne si kafsh dhe jo si qenie njerezore . Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jeteses e zhveshin njeriun nga shpresa dhe dinjiteti , te marrin jeten dhe te shtyjne ne “vetevrasje”. Shoku yne Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femije qe e prisnin dhe nuk kishte arsye te vriste veten. Sot ne mengjes kur e takuam ishte I qete dhe I qeshur si gjithe ditet e tjera. Me pare kishte pasur probleme me gardianet te cilet e kane rrahur disa here dhe te gjithe ketu dyshojne qe e kane vrare, dhe jo qe ka vrare veten. Ju lutemi te interesoheni per fatin e tij dhe te gjithe shqiptareve te cilet vuajne denimet ne burgjet jashte Shqiprise, ku na trajtojne ne kushte cnjerezore. Pas kesaj qe ndodhi asnje nga ne nuk e kane marre ne pyetje per te marr ndonje te dhene apo informacion per shokun tone. Nuk kemi ku te drejtohemi tjeter per fatin tone sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarre asnje veprim per kete rast. Ambasada jone nuk ka reaguar as kur familjaret tane kane shkruar letra per shqetesimet dhe padrejtesite qe na behen duke na lene si gjithmone ne meshire te fatit. Edhe energji nuk kemi na i kanë fik. Me respekt Shqiptaret e burgut “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit