Haradinaj “tradhëtohet” nga vendlindja e tij, Deçani porosit produkte serbe

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.02.2019, 20:06

Komuna e Deçanit në Kosovë ka marrë pjesë në tenderin për furnizimin me mallra të hapur nga Agjencia Qëndrore e Prokurorimit. Në listën e produkteve u përfshinë edhe ato serbe. Këto produkte janë të ndaluara në Kosovë, por komuna e Deçanit ka thënë se nuk është përgjegjëse. Sipas komunës, përmendja e referencave të tilla, mund të përdoret në raste të veçanta, vetëm kur referenca përcillet me fjalët “e barasvlefshme” ose “ekuivalente”.

Produktet për të cilat ka bërë kërkesë komuna e Deçanit janë: Pashtetë pule “Argeta” ose ekuivalentë 500 copa nga 95 gram, djathë “ekuivalent” me feta i konservuar paketimi 4 kg plastik ose në konaqe, ose paketimi 4 kg plastikë ose në konaqe 10 kg, “Eurokrem” ose ekuivalente 50 kg, keks “Petit Beure” ose ekuivalente 50 kg, makarona “Divella” ose ekuivalente 100 kg, shpagetë “Divella” ose ekuivalentë 20 kg si dhe “Vegetë” ose ekuivalentë 20 kg.

Xhevdet Ramosaj nga zyra e prokuroimit të komunës së Deçanit është shprehur për Kallxo.com, se procedurën për furnizim me artikuj ushqimor do ta zhvillojë AQP-ja. Më tej ai ka shtuar se kërkesa për furnizimin me artikuj ushqimor është bërë nga njësia kërkuese dhe në mbështetje të plotë me Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik.

Në përgjigje thuhet:

20.8 Përcaktimi i specifikimeve teknike që referohen në një prodhim specifik ose burim, ose një proces të veçantë, ose marka tregtare, patenta, lloje ose origjina specifike ose prodhime, është si rregull i përgjithshëm i ndaluar. Megjithatë, një referencë e tillë mund të përdorët në raste të veçanta, nëse referenca e tillë përcjellët me fjalët ‘ose e barasvlershme/ekuivalente’. Nga kjo konkludojmë se artikujt mund të furnizohen edhe me artikuj të prodhuesve të ndryshëm.

Sipas Ramosajt, organi competent, i cili e zhvillon procedurën e prokurimit, duhet ta analizojë mirë specifikimin teknik dhe në rast se nuk është në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik të Kosovës, neni 28 duhet të korrigjohet dhe t’i kthehet njësisë kërkuese për korrigjim.

Më tej Ramosaj ka thënë se kërkesa për furnzimin me artikuj ushqimor është bërë për Shtëpinë e Komunitetit ku janë të vendosur njerëz me nevoja të veçanta.

Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike ishin artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta” por që pas tyre shkruhet edhe ekuivalentë. Kjo agjenci pas reagimit publik është angazhuar për t’i larguar nga lista vetëm prodhimet serbe, siç janë: “Smoki”, “Plazma” dhe “Eurokrem”.

Haradinaj po “tradhëtohet” nga vendlindja e tij, pasi kujtojmë se kryeministri kosovar, i cili vuri taksën 100% për produktet serbe, ka lindur në Deçan.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit