Pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim, për një shqiptar të vrarë në burgun "La talaudiere" në Saint Etienne në Francë.
Sipas denoncuesit, ai është 46-vjeçari nga Peshkopia, Limon Meta, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Në denoncim thuhet se ka dyshime se mund të jetë vrarë nga gardianët e burgut, ndërsa këta të fundit kanë thënë se shqiptari ka vrarë veten.
Më tej denoncuesi shton se shqiptari i cili ka ndërruar jetë, po qëndronte në burg padrejtësisht prej 4 muajsh, si dhe kishte pasur problem me gardianët të cilët e kishin rrahur më herët.
Denoncimi për JOQ Albania