Kim Kardashian dhe motra e saj Kourtney ia dolën edhe një herë që t’i bënin të gjithë që të kthenin kokat.
Ato u shfaqën mahnitëse para aparateve fotografike, natën e kaluar në AmfAR Gala 2019 në Nju Jork. Të dyja motrat u kujdesën që të vinin të kombinuara në të zezë me dekoltetë që binin në sy.
Yjet e “Keeping Up With The Kardashians”arritën në “amfAR New York Gala 2019” duke veshur secila nga një fustan të zi me çarje të guximshme tek kofshët.
Por, ato nuk guxuan vetëm me të çarën tek kofshët, fustani i Kim kishte një dekolte të rrezikshme, që ajo ia doli ta menaxhonte me kujdes.
Kështu motrat Kardashian ia dolën edhe një herë që të ishin në vëmendje të kamerave dhe njerëzve në rrjetet sociale.