Një burrë në Zelandën e Re ka mbetur i habitur kur në dyshemenë e kuzhinës së tij pikasi disa krijesa të vogla aspak të zakonta.
Tim Clerke shpërndau në rrjetet sociale disa foto që tregonin disa krijesa shumë të vogla me bisht. Ai i shpërndau fotot me shpresën që miqtë e tij në Facebook do ta ndihmonin për të identifikuar krijesat e vogla.
As vetë ekspertët nuk mund të jepnin një mendim se për çfarë krijese bëhet fjalë. Disa sygjeronin se bëhej fjalë për këmbët e shkëputura të një fluture dhe të tjerë që pretendonin për lloje krimbash.
Edhe pse një video e kafshëve të vogla mori më shumë se 3.000 shikime, përdoruesit akoma nuk e kuptuan se për çfarë lloj krijese bëhet fjalë.
Një ekip entomologjisë sygjeron se krijesat në video janë këmbët e shkëputura të një mole që mund të jetë ndarë në mes nga ndonjë kafshë ( mace), opsion ky që mund të shpjegojë edhe pse disa prej tyre po lëviznin ende këmbët.