16-vjeçarja kosovare e përdhunuar nga mësuesi dhe polici jep deklaratën bombë para gazetarit

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 07.02.2019, 20:44

Përdhunimi i 16-vjeçares nga profesori i lëndës së informatikës dhe oficeri i policisë Vesel Veseli, ka tronditur së tepërmi Kosovën. Mijëra qytetarë kosovarë u mblodhën sot në protestë, me moton " Përdhunuesit në burg".

Gjatë protestës u regjistruan momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve. E gjitha nisi pasi këta të fundit i kërkuan policëve të bënin dy hapa prapa në shenjë solidariteti me vajzën nga Drenasi.

Më tej protestuesit kanë nisur ofendimet ndaj policëve, duke i quajtur kriminele, apo shërbëtorë të presidentit, Hashim Thaçi apo Kreut të Kuvendit, Kadri Veseli .

Ndërsa në orën 19:00 tek "Insajder" u trasmetua intervista ekskluzive e vajzës së përdhunuar nga profesori dhe oficeri i policisë. Me kapuçin e xhupit në kokë dhe kamerat e fokusuara mbrapa shpinës së saj, vajza e përdhunuar u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit. Në shumë momente vajza ka pasur edhe vështirësi të përgjigjej.

Ende ajo është e shqetësuar sesi do shkojë puna e saj. Abuzimet e para seksuale kanë ndodhur me profesorin, i cili i jepte lëndën e informatikës. Kur ishte në klasën e 10 profesori e ngacmonte derisa ushtroi edhe dhunë seksuale ndaj saj. Ai fillimisht i shkruante në rrjetin social Facebook. E pyetur nga gazetari se kur kishte pranuar të dilte me profesorin, ajo u përgjigj se kishte pranuar pas një jave.

Deklarata e vajzës:

Tani kur kemi dalë te stadiumi Rexhep Rexhepi është marrëdhënia e parë seksuale, ka qenë natë, në veturën e tij kemi kryer marrëdhënie."

Gazetari e pyet:

Po mbas asaj nate?"

Vajza shton:

Kemi vazhduar 1 orë aty, pastaj shkonim çdo natë në te njëjtin hotel. Pastaj ngela shtatzënë, me jepte kokrra me pi për të mos ngelur."

Gazetari pyet:

Kur vendoset me shku ne polici, cili ka qenë momenti që ju ka shtyrë të shkonit në polici?"

Vajza përgjigjet:

Ai më ka mashtruar. Tani donte të tërhiqej prej meje."

Gazetari vazhdon të pyesë:

A je konsultuar me dikë?"

Vajza përgjigjet:

Jo vetë, më 14 shtator 2016. Ka qenë dhe Vesel Veseli. Ai më ka ngacmu ku thoshte se skishte faj profesori. Më tha a ma jep nr se për dy minuta e gjej, se e ke numrin në rast. Filloi të më shkruante a po del? Më ka shty me kërcënime për me dal. Më thoshte ti e di kush jam unë, nëse sdel me mua, unë të mbys. Pas 2-3 ditëve më ka imponu me dal. Dola sepse sdoja të shti në probleme dhe familjen, askënd, e kam mbaj në vetvete. Ai do shpërndante fotot nëse nuk dilja me të. Nuk e dija ku do i shpërndante. Marrëdhënia zgjati 6-7 muaj. Kam pasur shumë frikë. Me veturën e tij më merrte. Lloji mercedec, edhe targat i di. Kemi dalë jashtë qytetit, nga Suhareka. Në janar të 2017 kam tërheq deklaratën. Nëse nuk tërhiqja deklaratën do më mbyste. Janë të vërteta deklaratat. Nuk e di çlidhje ka polici me profesorin. Deklaratatën e kam tërhequr në Prokurori në Prishtinë. Kur e kam tërhequr më ka thënë që këto sjanë të vërtëta. Unë u mashtrova nga premtimet që më pati thënë. Kam mbetur 2 herë shtatzanë. Ciklin e fundit e kam pasur në nëntor. Më ka shty me abortu, më ka detyru Veseli. Duhet me bërë një zgjidhje, se do vriste veten. Unë jam frigu për vetveten nëse vritet. 15 janar u bë aborti. Tek rruga e Bajraktarëve ka ardhur më ka marrë, kemi shku te doktori dhe kemi bërë abortin në 15 janar. Ka ndejt te dera jashtë. Para moshës 18 vjeçare kam qenë me Veselin. Kur kemi qenë te mjeku nuk kam nënshkruar asgjë, smë ka pyetur as për letërnjoftimin. Jemi kthyer në shtëpi. Kam pasur shumë dhimbje pas abortit. Më pyeste a ke dhimbje? Të mos i thosha kurrkujt. Nuk kam guxuar me i tregu askujt. 230 euro ka kushtuar, i ka paguar Veseli."

Gazetari pyet:

A i ke tregu dikujt?"

Vajza përgjigjet:

Para se me ndodh ky rasti me policin i kam treguar mamit për policin, se për profesorin i kisha thënë. Mamit i ka ardhur shumë rëndë."

Gazetari:

A ka ardhur ndonjë prej miqve të Veselit?"

Vajza:

Jo asnjëherë."

Gazetari:

C'po doni me bë tash?"

Vajza:

Me marr dënimin maksimal, polici profesori dhe doktori po ashtu. Jam e gatshme të shkoj deri në fund të kësaj. Deklarata në inspektoriat ka zgjatur 1 orë e gjysmë, duke treguar krejt çka ndodhur. Veseli smë ka detyruar që të bënim fotografi, video, nëse më ka fotografuar diku nuk e di, sjam e sigurt. Për rastin e profesorit kemi folur. Jo nuk më ka thënë kurrgjë, por më ka thënë ke gabu që e ke tërhequr deklaratën. Skam asnjë mesazh për vajzat gratë , viktimat e tjera që mundet me qenë në pozitën time. Kam besim se drejtësia se ka me e zbardh ngjarjen."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit