Përdhunimi i 16-vjeçares nga profesori dhe oficeri i policisë, ka tronditur së tepërmi Kosovën. Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në protestë, me moton " Përdhunuesit në burg".
Gjatë protestës janë regjistruar momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve. E gjitha nisi pasi këta të fundit i kërkuan policëve të bënin dy hapa prapa në shenjë solidariteti me vajzën nga Drenasi.
Më tej protestuesit kanë nisur ofendimet ndaj policëve, duke i quajtur kriminele, apo shërbëtorë të presidentit, Hashim Thaçi apo Kreut të Kuvendit, Kadri Veseli .
Protesta ka filluar në orën 12:00 dhe është organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e jeriut në Kosovë.