Skandalet “pushtojnë” policinë e Kosovës, një përdhunues dhe djali i kryepolicit kapen me drogë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 06.02.2019, 18:28

Skandalet në Policinë e Kosovës nuk paskan fund. Pas lajmit se djali i ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit kapej me drogë, një tjetër skandal përfshin këtë institucion. Zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, Vesel Veseli, u zbulua se vite me radhë kishte përdhunuar një 16-vjeçare. Gjatë kësaj vepre penale me vite ai kishte lënë shtatzënë A.G., e që më pas e kishte detyruar që ta abortonte.

16-vjeçarja ka përjetuar tmerrin pa fund, pasi fillimisht ajo kishte qenë viktimë e abuzimeve të një mësuesi. Dyshimet janë se ajo fillimisht është përdhunuar nga mësuesi i saj. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës. Në polici i kishte kërkuar ndihmë Vesel Veselit.

Ky i fundit e kishte për detyrim ta ndihmonte, por e vërteta nuk rezulton kështu. Në vend të ndihmës, Veseli ia shtoi torturat edhe më shumë, 16-vjeçares. Ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Por ky nuk kishte qenë skandali i fundit i Policisë së Kosovës. Katër muaj më parë djali i ish-drejtori të Policisë së Kosovës Shpend Maxhunit, dyshohet se ishte kapur me drogë.

Në veturën e djalit të Maxhunit ishte gjetur edhe armë. Por skandalet në këtë institucion nuk janë vetëm këto. Një grua kishte kërkuar ndihmë nga Policia, por ajo nuk e gjeti ndihmën. Pak orë më vonë ajo u vra nga burri i saj.

Vrasja ndodhi në fshatin Brekoc, shtëpinë e vëllezërve të Valbonës ku ajo jetonte me tre nga fëmijët e tyre, pasi që paraprakisht kishte pësuar dhunë fizike nga burri i saj.

Problemet e çiftit kishin kohë që kishin filluar pas kërkesës së Valbonës për divorc. Pjetër Nrecaj kishte qëndruar rreth një muaj në paraburgim për veprën penale të “kanosjes” ndaj gruas.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit