“S’kam fuqi të luftoj me ta”, 23-vjeçarja rrëfen pse po ikën nga Shqipëria

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06.02.2019, 16:47

Opinion i ardhur në redaksinë e JOQ Albania

E dua shumë gjuhën shqipe, në fund të fundit në këtë gjuhë kam thënë nënë, baba. Në këtë gjuhë kam thënë më dhemb, kam thënë jam e lumtur, kam thënë të dua... e nuk e di se do jetë kur të jem larg, në Berlin ku nuk do të flas gjuhën time, por gjermanisht. Kam zgjedhur të iki nga ky vend sepse nuk mundem më të luftoj me ta.

Nuk mundem të luftoj me klasën politike të këtij vendi. Para tre vitesh kisha ëndërra të mëdha e mendoja se do t'i arrija të gjitha këtu në Shqipëri, por jo.

Nuk e mohoj as që i kam fajësuar ata të rinj që ikinin nga Shqipëria, por tani i kuptoj. Këtu nuk mundesh... Mua m'u mohua arsmimi që dua. Profili i masterit që unë dua në Shqipëri nuk egziston.

E arsyeja më e madhe, që po më bën të iki është "SHËNDETËSIA FALAS". Para një viti e gjysëm u diagnostikova me një sindromë, që njihet si verozja poliçistike, që do të thotë se në trupin tim krijohen kiste që mund të kthehen dhe në kancerogjene. Gjatë kurimit tek një nga gjinekologët më të kushtueshëm në Tiranë dëgjova fjalët:

Ti vajzë je me fat se po t'i dërgojnë ilaçet nga Italia. Njëra që i ka blerë në Tiranë, i kanë rezultuar të skaduara, do i heqim mitrën sepse i është kalbëzuar".

Unë nuk pata fatin e saj sepse miku im që studion për mjekësi në Itali më niste ilaçe çdo muaj, kur vajza që mori mjekim në Tiranë nuk do të bëhet nënë.

Po jeta kulturore? Është vrarë e gjitha. Nuk ka më teatër ka vetëm kafe, kafe, kafe dhe kafe. A e kemi ne të rinjtë fajin për këtë? JO! Pse? Sepse këtu kultura nuk promohohet, libri shihet si objekt. Nuk kam parë asnjë kryeministër të shkojë në inagurimin e një biblioteke, nuk kam dëgjuar askënd në parlament të flasë për librin. Kam dëgjuar vetëm fjalor banal.

Mendova se do ja dilja të luftoja me ta, por jo. Zgjodha të iki, sepse nuk mundem më dhe e di si mua ka shumë. Mbase është një zgjidhje egosite, po nuk shikoj më dritë dhe shpresë dhe më besoni se një njeri nuk jeton dot pa shpresë për të ardhmen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit