“Serioziteti i saj ma heq trurin komplet”, djali me audin gri i kërkon fiksimit të…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.02.2019, 14:16

Sjellja e vajzave ka fiksuar shpesh djemtë, të cilët pasi fiksohen kërkojnë që të ndërtojnë edhe jetën me të.

I tillë është rasti i djalit në fjalë, i cili është 28-vjeç dhe jeton në Genova të Italisë. Ai kërkon që të njohë një vajzë, të cilën e ka parë shpesh teksa ecën e shoqëruar me një vajzë tjetër.

Djali, i cili i bën thirrje vajzës që nëse e lexon mesazhin e tij të reagojë dhe t'i kthejë sytë kur ai e ngacmon, tregon se vajza ka flokë të zeza, tatuazhe, mban vënë gjithmon syze kur ecën dhe në kafe nuk e kthen asnjëherë kokën.

Foto Ilustruese

Mesazhi i plotë i djalit, dërguar në JOQ Albania :

Pershndetje e shpresoj tme ndihmoni. Jam nje cun 28 vjec qe jetoj prej 19 vitesh ne Genova te Italisë e ju shkruaj ju tme ndihmoni me nje gocë qe shoh shpesh ktej e nuk kam mundësi as ta ndaloj e as ti hedh sytë se ajo smi hedh as kalimthi. Vjet ne verë ne zonen PRA shoh dy goca nje bionde e nje brune e brunja me ka fiksu keq fare, pasi eshtë shume terheqese kur qesh, kur ecen e cdo levizje qe ben. Esht me flok te zinj, thonjt te gjatë, me tatuazhe e nishan siper vetulles e vogel ne trup, por perfekte per kokë te plakes. Do thoni ju pse nuk e ndaloj? Se bej dot se eshte gjithmon e shoqeruar me bionden qe mund ta kete shoqe o njeriun e saje dhe ne rastet qe e kam parë vetem kam qenë ne makin e ajo vetem nuk kthen koken as majtas as djathtas dhe pse kam ecur me ngadalë e i kam renë boris smi ka hedhur syte. Te njejten gje ben dhe kur eshte e ulur ne kafe, pin kafen ben mhb me shoqen qesh po sja hedh syte asnjerit dhe perball ti ketë e ky serjoziteti saj ma heq trurin komplet. Nuk jam i mbaruar per femer po ajo po ma heq trurin dhe sot e pashe ne zonen Pegli qe po merrte autobuzin e smunda ti flas se po futesha te parkoja makinen. Ne kafe kur kam qen afer saj kam degjuar qe shoqja ta therras ne emer e qe ka fb, ndaj uroj qe ju ta publikoni e nese ajo lexon ti heqi nje her syzet e te shohi qofte dhe nje here. Ola jam ai djali me audin gri e ju te tjeret mos paragjykoni nuk eshte fiksim se femra ka me shumice, por ajo eshte ndryshe ajo eshte engjull paksa me duket pak me e madhe se une po kjo sme pengon aspak ta njoh e do isha i gatshem per gjithcka per nje buzqeshje te saj."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit