Darka që pajtoi presidentin dhe kryeministrin, kosovarët pyesin: A ishte Batoni fotograf?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2019, 11:39

Presidenti dhe kryeministri kosovar kanë mbajtur një raport refuzimi ndaj njëri-tjetrit, e madje edhe kanë thumbuar shpesh.

Përplasja mes tyre nisi kur presidenti Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, si çelës të arritjes së marrëveshjes finale, e cila gjë u kundërshtua haptazi nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton JOQ Kosova.

Që nga fundvera udhëheqësit e dy institucioneve kryesore në vend nuk kanë folur mes vete. Kulmi shënohet kur Haradinaj vendosi taksë ndaj Serbisë, e cila gjë bllokoi dialogun.

Pas kërkesës së SHBA dhe BE për heqje të taksës, Haradinaj u pyet se kur do të ndodhte kjo, mirëpo ai befasoi duke thënë se "dikur do të shkrihet bora", që nënkuptonte se taksa do të hiqej më vonë.

Pikërisht shkrirja e borës u bë detaji që përdori Thaçi për ta thumbuar Haradinajn. "Bora ka zënë të shkrihet shpejt. Uroj të mos bëhet skllotë", ishte deklarata e Thaçit që konfirmoi "luftën" mes presidentit dhe kryeministrit.

E që të përmirësohen marrëdhëniet mes këtyre dy politikanëve, u desht një darkë në shtëpinë e Thaçit. Pajtimi, sipas analistëve dhe gazetarëve në Kosovë, u mundësua nga Edi Rama, që u bë "kumbarë" i rregullimit të raporteve mes tyre.

Por, një detaj i darkës së mbrëmshme mori vëmendjen e të gjithëve. Shumë gazetarë, përfshirë edhe Berat Buzhalën, thonë se vendi ngjitur me Pacollin i takonte Baton Haxhiut, i cili në këtë rast del të jetë fotografi.

Sidoqoftë, nëse jo detyra e përbashkët për Kosovën, darka i pajtoi dy liderët kosovarë. Ata menjëherë sot u takuan në zyrën e Haradinajt pak para nisjes së Thaçit për Amerikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit