Plaku 85 vjeç rrëfen si ia vranë serbët gruan në sy të KFOR-it: Jam i vetmuar…

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.02.2019, 18:16

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’, vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën 25 të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë dhe banesat e tyre në flakë.

Plaku 85 vjeçar, Shaip Canhasi nga Mitrovica, i cili jeton i vetmuar prej kohës kur ia vranë gruan, rrëfen për KosovaPress ngjarjen e asaj nate.

Ai ndjehet i mërzitur, përton të flasë, sepse preket shumë, përjeton rëndë dhe nuk dëshiron të kujtojë atë natë tmerri.

Megjithatë, mes lotëve kujton momentin trishtues kur duke parë bashkëshorten e vrarë, humb ndjenjat dhe i bie të fikët.

“Pa prit pa kujtu na ndodhi ajo… Nëntë veta kanë qenë, nëntë plumba, nga të cilat dy i kishte pasur bashkëshortja… E thyen derën, pse s’po dilni ju shqiptarët prej këtu… Unë kam qenë me bashkëshorten dhe një polic nga Jordania, i cili ka jetuar me qera te unë… Shkuan ata, e morëm bashkëshorten me fut brenda, unë u rrëzova, më ra të fikët nga trishtimi… Natë e tmerrit ka qenë dhe e kemi ditë se do të ndodhë diçka… Jam mërzitur… Goxha vështirë qenka. Jam i vetmuar, askush nuk ma hap derën me më pa qysh jam. Po duhet vetëm me shku me marrë barëra, te mjeku”, ka thënë Canhasi, duke shtuar se drejtësia nuk ka punuar sa duhet në këtë drejtim.

Në anën tjetër, kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, tha se është i rëndë kujtimi i kësaj masakre.

Sipas tij, ka pasur shumë masakra në Kosovë, por pas luftës kjo është e para dhe e vetmja e cila është kryer në prani të KFOR-it francez dhe policisë së UNMIK-ut.

Ai përmend disa nga emrat e autorëve të kësaj masakre, siç janë Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq, ndërsa thotë se KMLDNj, Qendra Rajonale në Mitrovicë, ka bërë kallëzime penale ndaj 12 kriminelëve në Mitrovicë, mirëpo siç u shpreh ai, deri sot janë marrë në pyetje vetëm 4 prej tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit