Të shtunën në mesnatë, një person i maskuar dhe me armë, ka plaçkitur një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Dyshohet se gjatë ikjes në drejtim të panjohur, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër, raporton JOQ Kosova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur tre gëzhoja dhe një maskë.
Ndërkaq, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka mobilizuar trupat e saj kundër grabitjeve, që janë shtuar kohët e fundit.