“Më kërkon të martohemi, por jam në një dilemë shumë të madhe. Të ndjek zemrën, apo…?”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.02.2019, 15:59

Mentaliteti në Shqipëri, shpesh është bërë problem për bashkimin e dy personave, apo krijimin e një familjeje.

I tillë është edhe rasti i vajzës, e cila për JOQ Albania ka shkruar se dashuron një djalë grek, i fundit ky që i kërkon edhe të martohen, por prindërit e saj janë kundër një martese me një djalë të huaj.

Në dilemë për zgjidhjen vajza kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë se çfarë do kishin bërë në këto raste.

Historia e plotë:

Përshëndetje. Duke lexuar shumë histori të ndryshe këtu vendosa dhe unë të shkruaj diçka që më shqetëson shumë. Duke qenë që unë pushimet gjithmonë i bëj jashtë Shqipërie kryesisht në Greqi u bë tashmë 3 vite që njoh një djalë grek dhe jam e lidhur me të edhe pse jemi larg edhe vetëm në raste festash takohemi sepse edhe unë jam studente edhe nuk kam shumë mundësi të lëviz çdo muaj, por edhe për shkak se Shqipëria nuk është në BE ... edhe ai shpesh herë më kërkon që të martohemi, por problemi qëndron sepse duke qenë se jetojmë në Shqipëri edhe mentaliteti këtu siç dihet është se duhet patjetër të martohesh me një djalë shqiptar dhe jo një të huaj me këtë mentalitet janë dhe prindërit e mijë shumë herë kam diskutuar dhe jua kam treguar si rast i një shoqes time, por gjithmonë ata kanë thënë nëse do ishe ti në vendin e asaj nuk do ta lejonim diçka të tillë ... unë e dijë mund të ndjek dhe zemrën, por ndoshta vjen një moment kur gjërat midis atij dhe meje marrin fund edhe unë do kthehem përsëri tek prindërit e mi sepse siç dihet çfarë do që të bëj fëmijë prindërit nuk e hedhin në rrugë .. por unë nuk dua ti zhgënjej ato .... Por jam në një dilemë shumë të madhe edhe nuk e di kë të zgjedh ose nuk po e gjej një rrugë që mund të jetë që unë të kem edhe familjen time edhe njeriun që e dua edhe që më do. Do ju falenderoja pa masë për komentet e juaja. Jam e mirëpritur edhe për ato komentet negative dhe ofenduese."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit