20-vjeçari vrau veten sapo mbërriti në punë, flet babai: Ka hangër bukë e shkoi duke qeshur…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.02.2019, 22:03

Pak minuta pasi kishte shkuar në restorantin ku prej disa muajsh po punonte kamarier, djali i hasretit, Lirim Hysenaj, 20 vjeçar nga Shtimja, i ka dhënë fund jetës së tij, ditën e djeshme.

Ditën e sotme familjarë e miq, të studentit të dy fakulteteve i dhanë lamtumirën e fundit.

Gazeta Ekspress raporton se Lirimi sapo kishte hapur restorantin ku punonte kishte kryer aktin e vetëvrasjes. Ishte kolegu i tij që e kishte gjetur trupin e pajetë të të riut, që më pas do të lajmëronte edhe familjen.

Babai i Lirimit, Ilmiu ka thënë se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd.

Të enjten, si çdo ditë tjetër ai kishte biseduar me djalin e tij para se të nisej për në punë, e thotë se nga shtëpia kishte dalë duke qeshur.

Në punë e kam përcjellë në mëngjes, ka hangër bukë në orën 04:30 e përcjella, thash ku po shkon tha në punë, i thash rri edhe pak o babi se pak herët tha jo po shkoj. Tu kesh u shku. Pak ma vonë, një koleg i tina që punojnë më tha Lirimi spo naj qel derën, thash qysh spe qel tha spe dimë. Ish kanë me në katin e dytë e ka thy xhamin, ngat derës djali kish pas ndërru jetë."

Njëjtë për djalin e axhës së tij flet edhe Gazmendi.

Në shoqni u kanë shumë i dashur, nuk e dimë që ka pas diçka probleme me dikë, ka qëndru mirë edhe ka ana financiare. U kanë shumë i qetë dhe i heshtur në të njëjtën kohë. Ska qenë njeri i problemeve."

Familja nuk e di se çka mund ta ketë shtyrë Lirimin drejt vetëvrasjes, e thonë se ai ishte person i qeshur që nuk kishte probleme me askënd.

Për të fjalët më të mira i kanë shkruar edhe shokët e shoqet e të ndjerit.

Përmes Facebook’ut shoqja e ngushtë, ka shkruar se ditën kur ndërroi jetë, Lirimi i kishte shkruar për ta falënderuar e për t’i kërkuar falje.

I ndjeri, 20 vjeçari Lirim Hysenaj ishte student me nota 10-she e po studionte “Inxhinieri Industriale me Informatikë” dhe "Shkenca Politike".

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur për Express se i ndjeri ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit