Videoja që po i tmerron të gjithë, kjo është një prej kafshëve më helmuese në botë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30.01.2019, 13:12

Një video e shpërndarë së fundmi në internet tregon një turist duke mbajtur në dorë një nga gjallesat helmuese të planetit.

Turisti në video mund të shihet duke mbajtur në dorë një oktapod të vogël me unaza blu në lëkurë. Ndonëse mund të duket sikur po mban në dorë një gjallesë deti të vogël e të parrezikshme, ne fakt ai është duke vënë jetën e tij në rrezik.

Shenja paralajmëruese tek oktapodi i vogël janë unazat ngjyrë blu që i ka të dallueshme në të gjithë trupin. Helmi i këtij oktapodi mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm tek njerëzit, madje edhe vdekjeprurës.

Sipas Divers Alert Network, oktapodët me unaza blu në trup janë cefalopodët e vetëm që konsiderohen si të rrezikshëm për njeriun.

Faqja e internetit shpjegon:

Të gjithë oktapodët kanë një lloj helmi për të paralizuar viktimat e tyre, por pickimi i oktapodit me ngjyrë blu mund të përmbajë një neurotoksinë jashtëzakonisht të fuqishëm të quajtur tetrodotoksin (TTX), e cila mund të jetë deri në 10.000 herë më i fuqishëm se acidi, cyanide dhe mund ta paralizojë viktimën në pak minuta."

Teorikisht, pak më shumë se një gjysmë miligram i këtij helmi, sasia që mund të vendoset në kokën e një gjilpëre, është e mjaftueshme për të vrarë një person të rritur. JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit