EKSKLUZIVE/ “E helmuan në vaktin e drekës”, dëshmia tronditëse për shqiptarin që u gjet i vdekur në burgun grek

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2019, 10:00

Bardhyl Tusha është 33-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në burgun famëkeq të Koridhalosit, Greqi.

Ai ishte burgosur me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Mediat greke raportuan se sipas dyshimeve të para, mendohej se i riu kishte gjetur vdekjen si pasojë e përdorimit të dozave të mëdha të drogës. Në trup nuk iu konstatuan shenja dhune.

Familjarët e të riut shqiptar që gjeti vdekjen në mënyrë misterioze, kanë shkruar ekskluzivisht për JOQ Albania duke deklaruar se të vëllanë e kanë helmuar në burg dhe se shoku i tij i qelisë ka thënë se ishte i gjallë dhe vdiq në spital.

Trupi i tij është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.

PJESË NGA INTERVISTA ME VËLLANË E VIKTIMËS

Shqiptari qe u gjet i vdekur ne qeli quhet Bardhyl Tusha 33 vjeç dhe nuk u gjet i vdekur sikur thone mediat greke por vdiq ne spital. E kane helmuar ne vaktin e drekes vet shteti grek. Tani ata mund te thone cte duan po kjo eshte e verteta. Nga mbidoza thone u gjet i vdekur, nderkohe qe shoku i qelise thote qe e çuan gjalle ne spital."

Për çfarë ishte dënuar?

Nuk eshte denuar per droge. Ai esht kap dhe denuar per armbajtje pa leje. 1 vit e tre muaj kishte brenda."

Cila është kërkesa juaj për shtetin grek?

Te mbaj pergjegjesi se e dine vet ata pse e kane vrare."

Pse mendoni se e kanë vrarë?

Gjithcka ka lidhje me avokatin grek qe vraven ata vet. Se qe shok me vellane tim. Ai greku qe vrau avokatin grek."/ JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit