Betonizohet Kanioni i Holtës, fotografi bën thirrje që të premten shqiptarët të protestojnë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 22.01.2019, 20:16

Një nga perlat e bukurisë shqiptare, ku mijëra turistë e vizitojnë çdo vit ka filluar të betonizohet. Bëhet fjalë për kanionet e Holtës, ku do të ndërtohet një hidrocentral. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik ndërsa e drejta i është dhënë kompanisë “ ERA HYDRO shpk”.

Kompania rezulton në emër të Nertil Gjatës dhe është themeluar më datë 05.11.2016 në Tiranë. Kjo kompani merret me prodhimin dhe tregtimin me shumicë e pakicë të energjisë lektrike, transport mallrash dhe materialesh, jo vetëm për veten por edhe për të tjerët.

Fotografi nga Gjakova, Nëntor Oseku i cili promovon bukuritë e Shqipërisë ka bërë thirrje që të mbrohen këto bukuri. Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për mbrojtjen e Kanionit të Holtës, kanion ky në pjesën e Shqipërisë së Mesme.

Oseku ka thënë se ndjehet i dëshpëruar nga fotografitë që ka parë që kjo pjesë ka filluar të betoniziohet shkaku i ngritjes së hidrocentraleve.

Postimi i plotë:

Një vit më parë bëra kamping disa ditorë në kanionin e Holtës. Gjatë këtij kampingu qemë mahnitur me bukuritë e kësaj perle të Shipërisë së Mesme. Fotot e këtyre ditëve të publikuara në medie, ku shihet betonizimi për ngritjen e hidrocentraleve, na dëshpëroi pa masë. I indinjuar thellë për shkatërrimin e këtij monumenti të mbrojtur natyror, që do të ndikonte negativisht në turizmin shqiptar, ftoj miqtë dhe adhuruesit e shumtë të natyrës që masivisht ta nënshkruajnë peticionin, përkatësisht të marrin pjesë në protestën e organizuar nga aktivistët atdhetarë dhe shoqata “Zagoria”, e paraparë të mbahet në Sheshin Skenderbej në Tiranë, të premten, me datën 25.01.2019, duke filluar nga ora 11:00."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit