Elseid Hysaj po kalon një nga momentet më të këqija të karrierës pasi ky sezon po e gjen nga ndeshja në ndeshje të ulur në stolin e rezervave.
Largimi nga Napoli duket i pashmangshëm, pasi shqiptari nuk përputhet aspak me taktikat e trajnerit Karlo Ançeloti.
Luhatjet e Hysajt këtë sezon janë reflektuar edhe te të dhënat e "transfermarket".
Faqja që merret me vlerat e futbollistëve ka publikuar shifrat e reja dhe aty duket një rënie e konsiderueshme e Hysajt.
Ai tani vlen vetëm 23 mln euro, ndërsa një vit më parë vlente mbi 40 mln euro.
Megjithatë, shkodrani vazhdon të jetë sërish futbollisti më i shtrenjtë i kombëtares shqiptare me Strakoshën që e ndjek nga pas.