Jose Mourinho ka mbetur aktualisht i papunë pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar.
Së fundmi, 55 vjeçari ka filluar punë si analist te televizioni i njohur sportiv "Bein Sport".
Nga deklaratat që ka dhënë së fundmi, ai nuk e sheh të mundur rikthimin në futboll momentalisht.
"Goal.com" shkruan se portugezzi ka pasur kontakte me Interin, Real Madridin dhe Benfican, por ka refuzuar rikthimin.
Jose Mourinho në të kaluarën i ka drejtuar të treja këto skuadra.
Madje me Interin ka arritur të fitojë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, trofe i cili iu kishte munguar zikaltërve prej 45 viteve.