Tre celularë janë tentuar të futen në burgun e Lezhës.
Policia i gjeti të futura në pjesën e poshtme të një tenxhereje.
Celularët u zbuluan pas një kontrolli të imtësishëm të punonjësve të policisë së burgjeve.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një tentativë e tillë në burgun e Lezhës, pasi një muaj më parë u kapën tre celularë të futur në një top futbolli.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.