Kryeministri Rama është i pranishëm sot në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar në Qytetin Studenti.
Në këtë takim që bëhet me studentët dhe pedagogët, Ramën e ka shoqëruar edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj bashkë me ministren e Arsimit, Besa Shahini.
Ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe disa momente nga jashtë, para se të niste takimi. Kryeministri Edi Rama shihet ndërsa hynte në takim bashkë me Veliajn dhe Shahinin.
Rama i hedh dorën në qafë ministres dhe ata, bashkë me Veliajn në krahun tjetër, vazhdojnë të ecin brenda.