“Do t’i them mamasë të bëhet e fortë”/ Onkologjiku pa ilaçe, Manastirliu hesht ndaj mesazhit të gazetarit

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19.01.2019, 11:06

Ndërkohë që Onkologjiku dhe pacientët e shtruar atje vuajnë nga mungesa e ilaçeve, një gazetar në hall i cili ka të ëmën të sëmurë, i ka dërguar një mesazh Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Por, si duket Ministrja nuk ka marrë mundimin t’i kthejë përgjigje.

Rastin në fjalë e ka denoncuar deputeti demokrat, Bardh Spahia. Në një postim të tijin, ku ka publikuar edhe mesazhin që gazetari i na nisur Manastirliut, deputeti Spahia e ka cilësuar rastin si një paturpësi kriminale.

Postimi i plotë:

Mund të mendohet që një mjek nuk tronditet lehtë, pasi vetë profesioni të stërvit racionalitetin, para të mundurës e të pamundurës. Por sinqerisht ishte e pamundur të mos prekeshe nga dhimbja njerëzore që përçon ky mesazh i një gazetari, për më të shtrenjtën në jetë, nënën. Ilaçet mungojnë tek onkologjiku për trajtimin e të sëmurëve, e ndërprerja e një cikli trajtimi, kushton shtrenjtë, me jetë. Këtë hall i ka shpjeguar gazetari ministres OGERTA MANASTIRLIU. E ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë c’ka i takon, DETYREN! Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd. Pra zonjë, së pari detyrimin e ke me cdo qytetar që përballet me shëndetësinë që ti drejton, e sic të është faktuar në mesazh, ajo është situata ku e keni katandisur: onkologjiku pa ilace! Arroganca e padija nuk janë punë zonjë! Të kombinuara me indiferencën janë më së paku paturpësi kriminale! Duhet t’ju vijë zor, që informoheni për situatën e nuk reagoni! Që ta kesh të qartë: shëndetësia nuk reformohet me fasadë, se ke të bësh me jetë njerëzish, e ato lloj statistikash bëjnë më shumë se të të nxijnë fytyrën!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit