Janë të shumta rastet që janë publikuar në rrjetet sociale, të fëmijëve shqiptarë me inteligjencë të lartë në fusha të caktuara. Rasti i mëposhtëm flet për një vogëlushe 9-vjeçare nga Tirana e cila di përmendësh të gjitha emrat e kryeqyteteve të shteteve të Europës.
Videon e ka dërguar pranë redaksisë JOQ Albania, familjari i 9-vjeçares, Kejsi Karasanit. Ai e nis videon duke e pyetur Kejsin për kryeqytetin e Shqipërisë, e sigurisht që përgjigjja është Tirana.
Vogëlushja u përgjigjet saktë të gjitha pyetjeve. Në fund të videos, Kejsi i përshëndet të gjithë duke dhuruar një buzëqeshje.